Google ADS

Bale nuk largohet nga Real Madridi

17:13 | 29 Korrik 2018
Arbresh.info

Raportet thoshin se anësori uelsian mund të rikthehet përsëri në Londër, por kështu nuk mendon menaxheri i Spurs që thotë se kjo nuk do të ndodh

Mauricio Pochettino ka mohuar dhe i ka quajtur jo reale shkrimet se Gareth Bale do të rikthehet në Tottenham.

Bale tashmë në fund të sezonit kishte shprehur pakënaqësinë për shkak se nuk kishte startuar sa duhet në Real Madrid, transmeton GazetaExpress.

“Mendojë që këto shkrime janë jo reale dhe të pavërteta”, tha Pochettino për gazetarët pasi Spurs u mposht me penallti nga Barcelona në International Champions Cup.

“Mendojë se do ti përfundojmë shumë shpejt marrëveshjet dhe të shohim se çfarë do të ndodh në ditët në vazhdim. Nëse ju thoni se ne duhet të blejmë, por me apo pa lëndime synimi i jonë është që të përfundojmë më lart se vitin e kaluar”, ka thënë menaxheri i Spurs

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme