Google ADS

Bale: Nuk kam folur me Zidanen që nga finalja

23:51 | 5 Shkurt 2019
Arbresh Info

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale ka pretenduar se hera e fundit që ka folur me ish trajnerin Zinedine Zidane ishte gjatë finales në Ligë të Kampionëve kundër Liverpoolit.

Uellsiani ka diskutuar gjithashtu raportin e tij me trajnerin francez, i cili njoftoi për largimin nga ‘Los Blancos’ vetëm disa ditë pas ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.

“Ai nuk më tregoi mua [për largimin]. Unë ende nuk kam folur me të që nga atëherë”, ka zbuluar Bale për FourFourTwo.

“Raporti jonë ishte i mirë, por unë nuk mund të them se ishim shokë të mirë për shkak se ishte vetëm një raport normal profesional”

29-vjeçari u inkuadrua në fushë nga bankinë në finalen kundër Liverpoolit dhe shënoi dy gola duke i siguruar fitoren Madridit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme