Agjenti i sulmuesit Gareth Bale, Jonathan Barnett ka thënë se klienti i tij nuk kishte plan të rikthehet te klubi i vjetër.
Gjatë muajit të kaluar ka pasur shumë raportime se uellsiani mund të rikthehet te Spurs, sepse nuk është duke gjetur formën më të mirë në “Santiago Bernabeu”, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, këtë kanë qenë vetëm spekulime ka thënë Barnett, i cili beson se shumica e klubeve nuk kanë para të mjaftueshme për të paguar transferimin e Bale.
“Daniel Levy ndoshta e ka vizituar Madridin, nuk mund të them nëse ishte ose jo. Gareth është shumë i lumtur”
“Të jemi real, shumica e klubeve nuk kanë financat e duhura. Shumë njerëz thonë paguajeni dhe do luajë tjetër kund, mirëpo nuk është gjithçka te paratë. Është për jetën dhe fëmijën e tij, që është në Madrid”
Kontrata e uellsianit me “Los Blancos” skadon në vitin 2022./arbresh.info.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...