As Perez dhe as Cristiano Ronaldo. Ai që largoi Zizou nga Real Madrid ishte…Gareth Bale. Madje, për saktësim ishte dygolëshi i shënuar nga uellsiani në finalen e Champions League të zhvilluar në Kiev.
Nga ai moment, e ardhmja e francezit në pankinën e Real Madrid ishte në rrezik. Stuhia e CR7 më pas shërbeu vetëm për të përshpejtuar një proces të nisur pikëirsht gjatë mbrëmjes më të rëndësishme të vitit. Bale bën dhe Bale zhbën, sepse roveshata galaktike dhe ajo gjuajtje jo e pandalshme nga jashtë zone i kanë dhuruar Realit trofeun e Champions League dhe kanë bindur trajnerin që të largohet nga Bernabeu.
Është pikërisht ky përfundimi në të cilin ka dalë “El Pais”, që ka rindërtuar ngjarjen e ndodhur në shtëpinë e Real Madrid në ditët pasuese të finales së Champions të fituar kundër Liverpool.
Gjithçka nis kur uellsiani, duke komunikuar me mediat pas dygolëshit, lë të kuptojë se marrëdhëniet me Zizou nuk janë të shkëlqyera. “Duhej të luaja të gjitha javët dhe kjo nuk ndodhi. Do të komunikoj me menaxherin tim për të vlerësuar se çfarë të bëj.
Më vjen keq që nuk jam titullar, besoj se e meritoj”, pat deklaruar Bale. Në moment Zidane kërkon menjëherë largimin e Bale. Florentino Perez i premton trajnerit blerjen e Neymar, pavarësisht referencave shumë pak të besueshme për brazilianin që vijnë nga Franca. Si alternativa, Zizou propozon Hazard dhe Salah, por me kusht largimin e uellsianit
Sipas pretendimeve të “El Pais”, presidenti Perez nuk ishte shumë i bindur për zgjedhjen e shitjes së Bale. E sheh uellsianin si një blerjen e tij, shpërblimi i të cilës sapo ishte shfaqur me dygolëshin ndaj Liverpool. Më pas Florentino, mësoi se Ronaldo do të largohej nga Madrid dhe ëndërron dyshen Bale-Neymar.
Presidenti telefonon numrin 11 dhe e bind të qëndrojë, duke i premtuar se do të komunikojë me trajnerin për t’i dhënë një mundësi.
Por, sipas medias spanjolle, këtu u prish lodra. Zizou tërbohet për ndryshimin e strategjisë së klubit dhe në vend që të bie në dakordësi me drejtuesit për lëvizjet e sezonit të ardhshëm, paraqet dorëheqjen e tij më datë 30 maj. Tani Real i Bale, është i pari mes 13 viteve të fundit që humbet katër ndeshjet e fundit zyrtare. Me siguri Perez po mendon nëse ja vlejti…
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...