Sulmuesi i Real Madrid-it, Gareth Bale ka pranuar se ka humbur besimin në fushë shkaku i fërshëllimave të tifozëve.
Uellsiani është i lidhur me largimin nga “Santaigo Bernabeu” pas shtatë viteve, shkaku që ka humbur besimin e Zidane, transmeton portali arbresh.info.
Në vitin e fundit Bale ka humbur formën e duhur shkaku i lëndimeve, por ai ka thënë se fërshëllimat e tifozëve ka ndikuar në besimin e tij.
“Fërshëllimat të bëjnë të ndihesh keq, e humbë besimin. Kur humbë një mundësi të golles dhe ata të fërshëllejnë, gola bëhet më e vogël”.
“Kisha 80 mijë persona që me fërshëllyen në Bernabeu dhe pyesja vetën ‘Çfarë është kjo?’. Provojë të bëjë më shumë që ata të jenë të lumtur, por është e kundërta”.
“Ata fërshëllejnë dhe ndihem me keq, humbi besimin, luaj me keq, pastaj tifozët zemërohen edhe më shumë”.
“Në futboll mund të lush shumë mirë, por të mos shënosh në pesë ndeshje dhe njerëzit thonë se jeni i dobët. Nëse e di që luan mirë, por njerëzit thonë jo, mendimi yt është më e rëndësishme. Çfarë thonë nuk ka rëndësi për mua”, deklaroi ai.
Bale gjatë këtij sezoni në La Liga ka shënuar vetëm dy herë./arbresh.info.
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...