Google ADS

“Bale është atleti më i mirë që kam parë”

08:40 | 9 Qershor 2020
Arbresh Info

Ish doktori i Real Madrid-it, Jesus Olmo ka thënë se sulmuesi Gareth Bale, është atleti më i mirë që ka parë.

Olmo ishte pjesë e Real Madrid-it për disa vite dhe ka zgjedhur Bale para yllit të Juventus-it, Cristiano Ronaldo, i cili njihet për trupin, transmeton portali arbresh.info.

Olmo beson se uellsiani është atleti më i mirë dhe e ka trupin mjaftë natyral.

“Me shumë mundësi atleti më i mirë që kam parë është Gareth Bale”.

“Është atlet natyral dhe është i shkëlqyeshëm në çdo sport. Ka gjene të mira dhe teknikisht është mjaftë i mirë”, tha ai.

Pritet të shihet nëse Zidane do i besoj Bale në vazhdimin e sezonit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme