Gareth Bale pritet ta rivalizojë Lionel Messin si lojtari më i paguar në botë pasi ka arritur marrëveshje trevjeçare me klubin nga Superliga e Kinës, Jiangsu Suning.
Uellsiani do të paguhet 1.2 milion euro në javë, pati dyfishi i shumës që e merr momentalisht te Real Madridi, transmeton Gazeta Express.
Vetëm Messi, i cili paguhet rreth 1.3 milion euro në javë në Barcelonë, do të fitojë më shumë se Bale në botën e futbollit.
Jiangsu Suning, me bazë në Nanjing, në lindje të Kinës, renditet në vendin e gjashtë momentalisht në Superligën e Kinës dhe në të kaluar është udhëhequr nga trajneri italian Fabio Capello.
Sipas mediave në Angli, Bale mund të debutojë për Jiangsu të premten e ardhshme ndaj Guangzhou R&F. /Gazeta Express/
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj