Pasi Uellsi e mposhti Hungarinë me rezultat 2:0 për ta siguruar kualifikimin në EURO 2022, Gareth Bale dhe bashkëkombësit e tij festuan me një flamur, që ishte mbajtur nga tifozët gjatë ndeshjes, që i zemëroi tifozët e Real Madridit.
“Uellsi, golfi, Madridi. Në këtë radhitje”, shkruhej në flamurin me të cilin festoi Gareth Bale, duke sugjeruar se për uellsianin edhe golfi është më i rëndësishëm sesa Real Madridi. Bale nuk ka luajtur për “Los Blancos” që kur e pësoi një lëndim gjatë ndeshjeve me ekipin kombëtar të Uellsit në tetor, mirëpo ai është rikuperuar në kohë për t’u kthyer në skuadrën e Uellsit sërish për ndeshjet kualifikuese për EURO 2020 në nëntor, përkundër që as nuk ishte stërvitur për Real Madridin.
“Unë përfundimisht jam më i entuziazmuar kur luaj për Kombëtaren e Uellsit”, tha së fundi në një intervistë ish-ylli i Tottenhamit.
WALES, GOLF, MADRID…in that order!! #WALHUN #TogetherStronger #Bale pic.twitter.com/GRJ5cps1Dp
— No Context Wales (@NoContextWelsh) November 19, 2019
“Unë kam qenë me shumicën e lojtarëve më në moshë që kur kemi luajtur Kombëtaren U17. Është sikur të luash me shokët e tu në park një të diel. Është shumë normale”.
“Me Uellsin, unë e flas gjuhën time dhe ndihem më rehat. Por, kjo nuk e ndryshon apo e ndikon atë që unë e bëj në fushën e lojës. Unë gjithmonë e jap 100 përqindëshin tim kudo që jam, këtë e kam synim gjithmonë”.
Ndërkohë, Bale i kishte kundërshtuar në atë intervistë kritikat e mediumeve spanjolle, që pretendonin se ai është më i interesuar të luajë golf sesa të luajë për Real Madridin.
“Mua më duket qesharake të them të drejtën, veçanërisht disa fotografi dhe gjëra të cilat m’i kanë treguar shokët e mi. Disa nga gjërat që i kam parë… njerëzit nuk kuptojmë dhe nuk e dinë për çfarë po flasin. Kështu që mua më duken qesharake”. /Gazeta Express/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...