Google ADS

Bale e do largimin nga Reali në afatin kalimtar të janarit

19:35 | 4 Nëntor 2019
Arbresh Info

Gareth Bale nuk është i lumtur te Real Madridi dhe po punon që të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Raportohet se ylli uellisan është duke u bërë presion Los Blancos që ta lejojnë atë që të largohet në afatin e dimrit.

Marca raporti ditë më parë se klubi nga Kina, Shanghai Shenhua është duke tentuar ta transferojë 30-vjeçarin në janar.

Gazeta spanjolle më tej bëri të ditur se raportet në mes të uellsianit dhe Zinedine Zidanes nuk qëndrojnë mirë dhe tashmë duan t’i ndajnë rrugët.

Bale ishte shumë afër të largohej nga Reali në verën që shkoi në drejtim të Kinës, mirëpo Florentino Perez e bllokoi lëvizjen.

Presidenti i klubit nga qyteti i Madridit nuk ishte i kënaqur me shumën e pranuar, andaj refuzonte ta shite lojtarin.

Por, ESPN raporton tani se Bale nuk dëshiron të qëndrojë më në Santiago Bernabeu dhe në afatin e janarit do të kërkojë një klub të ri. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme