Bale dhe Ronaldo bllokojnë transferimin e Cavanit

14:55 | 28 Shtator 2017
Arbresh Info

Real Madridi nuk është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Paris Saint Germainit, Edinson Cavanin.

Javën e kaluar u raportua që fituesit të Ligës së Kampionëve i është ofruar mundësia për të nënshkruar me Cavanin pas konfliktit të tij me Neymarin, transmeton portali arbresh.info.

Dyshja ishin të përfshirë në disa zënka me fjalë rreth asaj se kush duhet të jetë ekzekutuesi në fitoren e PSG-së 2 me 0 ndaj Lyonit.

Një sulmues i ri është në krye kërkesave te presidenti Florentino Perez i Real Madridit pavarësisht se i ka ofruar vazhdimin e kontratës Karim Benzemas.

Por, bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, një numër i madh i figurave kryesore në klub nuk e duan Cavanin. Perez tashmë raportuar se ka vendosur kundër transferimit të sulmuesit të Uraguait.

Trajneri Zinedine Zidane nuk dëshiron që Cavani të jetë pjesë e skuadrës së tij në mënyrë për t’iu shmangur konflikteve në dhomën e zhveshjes.

Gazeta e lartpërmendur pretendon gjithashtu që Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë gjithashtu kundër arritjes së tij në klub./arbresh.info/

Të ngjashme