Gareth Bale ende e dashuron Real Madridin dhe dëshiron të kthehet në Santiago Bernabeu, sipas menaxherit të tij Jonathan Barnett, i cili megjithatë thotë se trajneri Zinedine Zidane mund të mos e pranojë një gjë të tillë.
Sulmuesi uellsian ka marrëdhënie të mira me trajnerin e Tottenhamit, Jose Mourinho, pavarësisht se ai po i jep më pak mundësi seç pritej atij pas kthimit në Premierligë, sipas Barnett.
Bale u kthye në Tottenham për ta kaluar pjesën e mbetur të sezonit në huazim nga gjiganti i La Ligas pasi nuk ishte në planet e Zidane, por ka dështuar të ketë çfarëdo ndikimi në skuadrën e Mourinhos.
Barnett, i cili ia siguroi Bale-it kalimin në Real Madrid nga Tottenhami para gati një dekade, beson se uellsiani nuk e ka problem kthimin në kryeqytetin spanjoll.
“Ai ende e dashuron Madridin. Ai nuk ka problem me klubin, është një klub i mrekullueshëm. Nuk do të ishte problem për të të kthehej”, tha Barnett për Goal.
“Ata thjesht duhet të vendosin nëse kanë nevojë për ta kthyer atë, nëse ai mund të luajë për Madridin e kështu më radhë. Mbase duhet ta pyesni Zidanin nëse dëshiron ta kthej atë, por unë them që ai s’dëshiron”, shtoi ai.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?