Balaj: “Donim t’i gëzonim tifozët, por mos të harrojmë se përballë kishim Francën”

00:14 | 18 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Humbja me Francën për Balajn është normale, sepse sipas tij Shqipëria humbi kundër kampionit të botës.

Kombëtarja shqiptare është mposhtur 0-2 në stadiumin e ri ‘Air Albania’ nga kampioni i botës, Franca, duke i mbyllur me humbje eliminatoret për Kampionatin Evropian.

Rezultati u zhbllokua në minutën e tetë, shënoi mesfushori i Bayern Munich, Corentin Tolisso, duke ia bërë sefte në “Air Albania”, derisa për 0-1 shënoi Griezmann në minutën e 32-të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Pas ndeshjes, sulmuesi, Bekim Balaj, për Super Sport analizoi 90 minutëshin në stadiumin e ri të Kombëtares shqiptare.

“Ishte një ndeshje në stadium të ri, me mbështetjen e madhe të tifozëve, por fatkeqësisht nuk arritën të marrim rezultatin që donim për t’i gëzuar tifozët. Por, mos të harrojmë, përball kishim Francën”, tha Balaj.

“Më tepër çfarë duhet të bëjë? Të perfeksionojmë më shumë lojën me njëri tjetrin, në ndeshjen e radhës të tregojmë më shumë pjekuri, na duhen ndeshje dhe rezultat që të arrijmë besimin”.

“Ne iu afruam zonës tyre edhe përkundër mbrojtjes me yje, dhe me disa tentime e faulle, mund të gjenim edhe golin”. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme