Baku dhe Madridi në garë për finalen e Ligës së Kampionëve 2019

19:05 | 8 Qershor 2017
Arbresh Info

UEFA ka zbuluar se finalja e Ligës së Kampionëve e viti 2019 do të mbahet në stadiumin ndërkombëtar Baku në Azerbajxhan ose në stadiumin e ri të Atletico Madridit ‘Wanda Metropolitano’.

Njoftimi do të zyrtarizohet më 21 shtator të këtij viti derisa Madridi dhe Baku vazhdojnë të jenë dy qytetet e vetme në garë për të mbajtur finalen e vitit 2019, transmeton portali arbresh.info.

Azerbajxhani tashmë ka fituar të drejtat për të mbajtur ndeshjet e Kampionatit Evropian 2020 pasi inaugurimi i Lojërave Evropiane ishte mbajtur në Baku dy vite më parë.

Ndërkohë, stadiumi i ri i Atleticos do të hapet zyrtarisht me fillimin e sezonit 2017-18 pas largimit të gjigantit spanjoll nga stadiumi i tyre i famshëm ‘Vicente Calderon’.

Finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm do të mbahet në Kiev./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme