Bakir Burri rizgjidhet edhe për katër vite nga Rajoni i Pejës për Komitetit Ekzekutiv të FFK-së

21:54 | 7 Janar 2020
A. B.

Bakir Burri vazhdon edhe për katër vite si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Siç edhe ishte e planifikuar, sonte u mbajt kuvendi nga LRF Peja ku i vetmi rend i ditës ishte votimi për anëtarin e regjionit të Pejës për komitetin ekzekutiv të FFK-s.


“Me pesëmbëdhjetë (15) vota për, një (1) kundër dhe dy (2) abstenime, Bakir Burrit iu besua edhe për 4 vite të tjera prezantim i regjionit të Pejës në FFK”.

“I falënderojmë të gjithë delegatët që morën pjesë në kuvendin e sotëm”, thuhet në njoftimin e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Pejës.

Bakir Burri njihet si një nga donatorët më të mëdhenj në futbollin pejan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme