Bakayoko: Ëndërroj të mbetem te Milani

12:26 | 1 Shkurt 2019
A. B.

Tiemoue Bakayoko pranon se ëndrra e tij është për të qëndruar te Milani, por insiston se tani dëshiron të përfundoj sezonin në vendin e katërt.

Bakayoko luftoi në pjesën e parë të sezonit pas huazimit nga Chelsea, por tani ka arritur që të bëhet një lider në mesfushën e Milanit.

Pas paraqitjeve bindëse, Rossonerët tani janë në gjendje të blejnë francezin për 35 milionë euro në fund të sezonit, edhe pse fillimisht do tentojnë ta ulin çmimin.

Edhe mesfushori francez ka për synim të mbetet te klubi nga San Siro, pasi edhe e ka ëndrra një gjë të tillë.

“Kam dëgjuar atë që Leonardo ka thënë për mua, që qëndron nëse Milan kualifikohemi për Ligën e Kampionëve, por unë nuk jam në gjendje të flas për këtë”.

“Është një çështje që ka të bëjë me Milanin dhe Chelsean.“Qëndrimi te Milani është ëndrra ime dhe mendimi i caktuar në mendjen time, por kam një kontratë me Chelsean”.

“Tani unë vetëm dua të përfundoj sezonin në vendin e katërt. Pas kësaj ne do të mendojmë për këtë”, ka thënë Bakayoko për Corriere dello Sport. /Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme