Bajrami: E dinim që do e kishim të vështirë me Çekinë, por luajtëm shumë mirë të gjithë!

12:33 | 8 Shtator 2023
KRG

Autori i golit në barazimin 1-1 të marrë nga Shqipëria në Çeki, Nedim Bajrami ka folur për faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit për këtë takim.

Bajrami u shpreh i lumtur që mundi ta ndihmonte ekipin, ndërsa shtoi se ishin të përgatitur që të përballeshin me një kundërshtarë shumë fizik dhe agresiv.

“E kemi ditur që do të ishte ndeshje shumë e vështirë për ne, pasi kundërshtarët ishin fizikisht të fortë, por ne dhamë shpirtin në fushë. Më në fund e bëmë golin dhe morëm barazimin 1-1 dhe jam shumë i lumtur që e ndihmova skuadrën. Të gjithë kemi luajtur shumë mirë, tani kemi ndeshjen tjetër. E dinim që do ishin shumë agresivë dhe e pritëm momentin e më pas realizuam golin, por kemi akoma një rrugë të gjatë”-deklaroi Bajrami./ss

VIDEO

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme