Nedim Bajrami ishte kryefjala e Sassuolos në këtë javë të 31-të në Serie A.
Fantazisti i kombëtares së Shqipërisë u shndërrua në protagonistin e madh në ndeshjen kundër Salernitanës të mbyllur me shifrat 2-2, teksa dhuroi një asist si dhe shënoi një gol.
Ndër të tjera, 25-vjeçari ishte edhe nismëtar i shumë aksioneve për skuadrën e tij duke merituar në fundin e ndeshjes, notën më të lartë te skuadra e Sassuolos. Paraqitja pozitive i bën vend Bajramit edhe në formacionin e javës në Serie A, të publikuar nga Goal Italia.
Lojë të mirë me skuadrën e tij bëri edhe futbollisti dardan, Mërgim Vojvoda.
Vojvoda dhuroi asistim në golin e Zapatas në ndeshje ndaj Empolit, që skuadra torineze e humbi me rezultat 3-2.
Pas kësaj performance ylli dardan zuri vend në 11-shen më të mirë të javës së 31-të.
Krah me Vojvodën e Bajramin ishin edhe emra të njohur si Victor Osimhen, Rafael Leao, Frattesi e Mancini./Arbresh.info/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...