Google ADS

Bajrami asiston në barazimin e Rangers

15:48 | 5 Janar 2025
D.H

Nedim Bajrami ka vazhduar paraqitjet e mira me skuadrën e tij Rangers në Skoci.

Futbollisti i kombëtares shqiptare, ka asistuar në golin e dytë të shënuar nga Igamane, shkruan Arbresh.info.

Ai luajti 70 minuta në sfidën e vlefshme ndaj Hibernianit në kuadër të xhiros së 22-të në Premiership.

Sipas aplikacionit të specializuar për vlerësimin e lojtarëve, SofaScore, Bajrami pati notën 7.6 në këtë sfidë.

Ky ishte asistimi i parë këtë në Premiership i yllit shqiptar, krahas një goli të shënuar.

Rangers u ndal me barazim 3-3 në këtë ndeshje pavarësisht epërsisë prej dy golave që pati në fillim dhe me këtë pikë të fituar tashmë ka 40 sosh, në pozitën e dytë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme