Bajram Jashanica e ka nisur nga stoli, takimin ndaj Dinamos së Kievit, pasi sapo është rikthyer nga një dëmtim që e mbajti jashtë fushave të lojës për disa ditë.
Qendërmbrojtësi është futbollisti i radhës I cili pritet të shitet nga klubi korçar.
Në një deklaratë për “Supersport”, ai pranon se është në bisedime, për një largim në merkaton e janarit.
“Është e vërtetë që po negociohet për shitjen time. Nuk kam pse e fsheh, të gjithëve na pëlqen një aventurë në Evropë”, ka deklaruar Jashanica.
“Është ende herët për të treguar një emër konkret, por kam besim se klubi im i ardhshëm do të jetë në Rusi apo Belgjikë”.
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë