Bad News Eagles kanë humbur edhe ndeshjen e dy radhazi kundër G2 me rezultat 16:10, në kuadër të PGL Major Antwerp Qualifiers.
Paraqitje solide për skuadrën shqiptare pati Dionis “sinnopsyy” Budeci i cili regjistroi K/D prej 23-18, më të lartën për skuadrën e tij.
Ndërsa për skuadrën G2, më lojtari më i mirë u tregua Nikola “NIKo” Kovac, i cili regjistori K/D prej 29-13.
“NIKo” njëherit është edhe lojtari i dytë më i mirë në botë dhe paraqitje të tilla për të janë mëse të pritshme.
Kjo është humbja e parë për sot për BNE, ndërsa e dyta në përgjithësi në këto gara pasi gjatë ditës së djeshme humbën kundër Ninjas in Pyjamas (NIP), ndërsa u regjistrojnë një fitore kundër skaudrës ruse, ENTROPIQ.
Kujtojmë që për të kualifikuar në PGL Major Antwerp, skuadrës shqiptare i duhen së paku tre fitore./Arbresh.info
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...