Bad News Eagles e ka nisur mbarë turneun “ESL Challengers” që po mbahet në Melbourne të Australisë.
Ekipi kosovar triumfoi në ndeshjen e parë ndaj ekipit vendas, Vertex me rezultat 16:10 në hartën “Vertigo”.
“Juanflatroo” dhe “gxx-“ ishin më të dalluarit në këtë përballje për BNE-n, ndërsa loja u zhvillua herët në mëngjes nga ora 05:50 me kohën tonë lokale.
Kujtojmë se fituesi i këtij turneu shpërblehet me 50 mijë dollarë dhe gjithashtu do të garojë në ligën më të madhe në CS:GO, “ESL Pro League”.
Bad News Eagles do ta luajë edhe një ndeshje gjatë ditës së sotme, teksa po bëhet gati gjithashtu edhe për Majorin, ku do të luhet nga mesi i muajit maj. /GE/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...