Neymar nuk ka dashur të sfidojë statusin e Lionel Messit si ylli i padiskutueshëm i Barcelonës, të paktën kështu beson babai i sulmuesit.
25-vjeçari finalizoi transferimin rekord prej 222 milionë euro te Paris Saint Germain pas katër sezoneve të suksesshme të kaluara në Camp Nou së bashku me fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë, transmeton portali arbresh.info.
Neymar Sr ka zbuluar që djali i tij nuk ka dashur asnjëherë të sfidojë pozitën e Messit në Barcelonës për shkak të respektit të madh për reprezentuesin argjentinas, por insiston që transferimi te PSG nuk është për të rritur shanset e tij që të fitoj Topin e Artë.
“Imagjinoni një vend ku ju jeni një protagonistë i një klubi, ku ju jeni idoli i atij klubi dhe të gjithë dëshirojnë të transformojnë në një yll që ju nuk dëshironi të jeni”, tha Neymar Sr për ‘Cope’, transmeton portali arbresh.info.
“Messi është një yll dhe gjithmonë do të jetë. Jo vetëm për dashurinë dhe respektin që Neymar ka për Leon, ai është edhe idoli i tij”
“Imagjinoni të gjithë kanë thënë që Neymar do të jetë zëvendësuesi i Messit, ai nuk dëshiron të jetë zëvendësuesi i tij. Ju duhet ta lini Messin, ai është idoll në Barcelonë”
“Ai mund të shkonte në çfarëdo klubi dhe të ishte në qendër të vëmendjes, jo që se ai ka dashur të jetë në vend të parë. Ai është duke rrezikuar. A mund t’i siguroj PSG atij Topin e Artë? Jo. Është e çuditshme që njerëzit e besojnë këtë. Do të ishte më lehtë te Barcelona me ndihmën e asaj skuadre”./arbresh.info
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...