Babai i Messit mohon takimin me PSG-në: Jam në Argjentinë që nga shtatori

11:43 | 15 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Babai i Lionel Messit, njëkohësisht agjenti, Jorge ka mohuar raportimet se ka udhëtuar në Barcelonë për të diskutuar transferimin e lojtarit të PSG-ja.

El Chiringuto raportojë se aeroplani privat i Jorges ishte në Barcelonë javën e kaluar që të bëjë një takim mes klubit dhe gjigantit francez, përcjellë lajmi.net.

Por, Jorge përmes një postimi ka theksuar se është lajm i pavërtetë.

“Gënjeshtër. Kam qenë në Argjentinë që nga shtatori”, shkroi ai.

Messit i skadon kontrata në verë dhe është i lirë që në janar të nënshkruajë kontratë paraprake me ndonjë skuadër tjetër.

Dy favoritët që të nënshkruajnë më të janë Manchester City dhe PSG.

Të ngjashme