Babai i mesfushorit argjentinas, Alexis Mac Allister, ka thënë se ai do të largohet nga Brighton këtë verë.
Këtë javë, fituesi i Kupës së Botës me Argjentinës është lidhur me Manchester United, Liverpool dhe Chelsea.
Babai Mac Allister, Carlos, një ish-reprezentues i Argjentinës, ka folur për të ardhmen e yllit argjentinas dhe ka konfirmuar largimin e tij nga Brightoni.
Liverpooli përpilon listën e ngushtë me shtatë mesfushorë pasi braktisi transferimin e Jude Bellingham
“Normalisht, afati i ardhshëm i transferimit do ta gjejë atë duke luajtur për një klub tjetër”, ka thënë fillimisht Carlos për Bolavip.
“Nuk e dimë se cilin, sapo po fillojmë bisedimet në përgjithësi, por ka shumë të ngjarë që Alexis të luajë për një ekip tjetër korrikun e ardhshëm”.
“Me siguri Alexis do të kthehet për të luajtur në Boca në një moment. Sot ai sapo po fillon karrierën e tij në Evropë, por në rrugën e kthimit dhe kur të vendosë të rikthehet në Argjentinë, ai me siguri do të dëshirojë të luajë në Boca – edhe nëse është për një kohë”, përfundoi babai i Mac Allister. /Telegrafi/
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...