Babai i Erling Haaland, Alf-Inge Haaland ka thënë se La Liga do të ishte ‘ligë’ shumë e mirë për djalin e tij.
Erling iu bashkua Dortmund muajin e kaluar për 20 milionë euro nga Red Bull Salzburg dhe ka treguar kualitetin duke shënuar 10 gola në katër ndeshje.
Gjatë këtij sezoni, norvegjezi ka shënuar 40 gola në të gjitha garat, duke përfshirë klubin e vjetër, RB Salzburg, transmeton portali arbresh.info.
Real Madrid është një ndër klubet e shumta të lidhur me 19-vjeçarin dhe do provojnë ta transferojnë gjatë afatit veror.
Babai i Haaland për Diario AS ka thënë se La Liga do të ishte liga e duhur për lojtarin, sepse ka shumë skuadra të mira.
“Jam i lumtur për të dhe Borussia Dortmund edhe pse për mua është më e rëndësishme që të përforcohet. Ishte gjithmonë golashënues, por tash është duke bërë edhe asistime. Jam krenar”.
“Ishin të lidhur me mbi 100 skuadra, por është e vërtetë që La Lga është e mirë për djalin tim, me skuadra të mirë. Kurrë nuk e di nëse do të luajë në Spanjë. Çfarë duhet të ndodh, do të ndodh”.
Një ndër arsyet pse “Los Blancos” është duke shfaqur interesim për Haaland, është bashkëlojtari i tij te Kombëtarja e Norvegjisë, Martin Odegaard që momentalisht është huazim te Real Sociedad.
“Djali im i pëlqen të luaj me Martin, është lojtar fantastik. E kuptojnë njeri-tjetrin shumë mirë në fushë”, deklaroi Alf-Inge Haaland.
Reali synon që gjatë verës të thyejë tjetër rekord në transferime dhe në listë ndodhet Haaland./arbresh.info.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation