Babai i Dwamena kërkon ndihmë që të kthejë trupin e tij në Ganë

13:22 | 14 Nëntor 2023
KRG

Babai i Raphael Dwamena, Patrick Amoako Sefa ka kërkuar ndihmë për ta dërguar trupin e djalit të tij nga Shqipëria në Gana.

Dwamena humbi jetën tragjikisht më 11 nëntor gjatë ndeshjes KF Egnatia- KF Partizani, ndeshje kjo e vlefshme për Superligën e Shqipërisë.

28-vjeçari pëso atak kardiak në fushën e lojës, ndërsa u dërguar me urgjencë në spitalin e Kavajës, ku edhe ndërroi jetë, shkruan Arbresh.info.

“Kur dëgjuam lajmin nuk ishte e lehtë, e gjithë familja ishte shumë e trishtuar dhe duke qarë. Ne kemi folur me gruan e tij dhe kur folëm ajo tha se nuk ka ambasadë të Ganës në Shqipëri, kështu që ata po bëjnë përgatitjet për të kërkuar një fluturim për në Turqi përpara se të mund ta sjellim trupin. Kështu që tani është radha jonë për të ndihmuar, unë po i bëj thirrje Federatës së Futbollit të Ganës që të na ndihmojë që ta sjellim trupin në Ganë dhe të shikojmë se si do t’ja dalim. Ajo që do të them është se ganezët duhet të luten për ne”-tha  babai i të ndjerit për mediat ganeze. /Arbresh.info/

Të ngjashme