Babai i yllit në rritje të Barcelonës, Ansu Fati, ka pohuar se raportet që lidhin Manchester Unitedin me djalin e tij janë të pavërteta.
Fati u përfol se ishte subjekt i ofertës prej 100 milionë eurosh nga skuadra e Ligës Premier muajin e kaluar, me Blaugranë që menjëherë refuzuan ofertën.
Sidoqoftë, babai i sulmuesit, Bori Fati, tha në një intervistë për El Larguero, se lidhjet ishin false dhe djali i tij është i lumtur në Barcelona.
“Ne po shijojmë jetën në Barcelona. Por djali im duhet të jetë i durueshëm për shanset e tij, pasi po luan me futbollistin më të madh ndonjëherë, Lionel Messin”.
“Lidhjet me Unitedin nuk janë të vërteta. Ansu është i lumtur këtu, ai po ndjek ëndrrat e tij”.
“Ai nuk ka pse të fillojë çdo lojë, dhe ai ka Griezmann dhe Suarez përpara tij. Ansu ka shumë kohë për të luajtur”, ka thënë Bori Fati për El Larguero.
17-vjeçari aktualisht është në bisedime me klubin për një kontratë të re, pavarësisht se nënshkroi marrëveshjen e tij të parë ndonjëherë profesionale verën e kaluar.
Marrëveshja e tij e tanishme skadon në vitin 2022, me mundësinë e zgjatjes edhe për dy vjet të tjerë deri në vitin 2024, por klubi dëshiron të bie dakord për të ardhmen e tij jo të kushtëzuar deri në vitin 2025.
Reprezentuesi spanjoll U21 ka shijuar një sezon debutues fantastik me skuadrën e parë, me gjashtë gola në të gjitha garat, duke përfshirë një në Ligën e Kampionëve ndaj Interit dhe nga një në fitoret në La Liga kundër Levante dhe Leganes. /Telegrafi/
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...