Jose Antonio Iniesta, babai i mesfushorit Andres Iniesta të Barcelonës, u ka garantuar tifozëve të gjigantit katalunas se ata nuk duhet të shqetësohen rreth largimit të lojtarit nga klubi verën e ardhshme.
Iniesta, i cili iu bashkua akademisë të të rinjve të Barcelonës në vitin 1996, ka shpenzuar të gjithë karrierën e tij profesionale deri tani te klubi katalunas, transmeton portali arbresh.info.
Mesfushori që nga atëherë ka bërë mbi 400 paraqitje për Barcelonën në La Liga duke i dhënë vetës epitetin si njëri nga lojtarët më të mirë në historinë e klubit.
Megjithatë, pavarësisht se është thënë që Iniesta mund të përfundojë karrierën si një lojtar i “Blaugranëve”, lidhjet e shumta për largim nga klubi kanë ardhur në muajit e fundit derisa 33-vjeçari vazhdon të ketë vetëm edhe një vit në kontratën e tij në Camp Nou.
Gjiganti italian Juventusi së bashku me disa skuadra të tjera në Premierë Ligë raportohej se ishin duke vëzhguar situatën e tij derisa nga ana tjetër një numër i madh gazetash pretendonin se Iniesta është i frustruar me vendimet e bordit në Kataloni.
Sidoqoftë, duke folur në një intervistë për televizionin spanjoll ‘Cuatro’, babai i Iniestas, Jose Antonio ka zbuluar se djali i tij ka në plan të përfundojë karrierën e tij me Barcelonën.
“Djali im më të kaloj edhe 2 – 3 sezone në Barcelonë. Këtu nuk ka probleme me rinovimin e kontratës. Andresi nuk do të bartë asnjëherë ndonjë fanellë tjetër përveç të Barcelonës”, ka thënë Jose Antonio.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona