Babai dhe nëna e Nora dhe Akil Gjakovës, Luani e Elvana kanë dhënë një intervistë në RTV Dukagjini për suksesin e fëmijëve të tyre në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.
Nora arriti që të fitonte medaljen e artë, që ishte e dyta për Kosovën pas asaj të Distria Krasniqit, derisa Akili përfundoi në vendin e shtatë.
Nëna e dy xhudistëve tanë ka thënë se ajo nuk ka mundur të flejë gjatë natës, duke pritur me emocione përballjet e fëmijëve të saj, por që doli të jetë shumë krenare me ta.
“Jo, gjithë natën kemi qëndruar zgjuar, duke pritur Akilin, më pas edhe Norën. Medalja e Norës na ka gëzuar shumë, Akili u rendit i shtatit, natyrisht se nuk është pak”, është shprehur Elvana, nëna e Akilit dhe Norës.
“Norës i është realizuar ëndrra e saj, është pa fjalë si çdo herë dhe ia ka arrit me fitua. I kam përcjell të gjitha përballjet e Norës, më kanë pëlqyer shumë
Në anën tjetër, babai Luani ka thënë se ai ka një gëzim të veçantë, të cilin nuk mund ta shpre me fjalë për suksesin e Norës dhe Akilit.
“Është një ndjenjë e veçantë, një gëzim që nuk munda ta shpreh, nuk e kemi prit këtë fitore. Nora ka qenë e lënduar, ka pas operacione, por është rikthyer e fortë. Në olimpiadën e kaluar ka shkuar me lëndim dhe i është dashtë që të tërhiqet, por me angazhimin e saj dhe me mundin ia ka dalë”.
“Ne kemi edhe vajzën e vogël që stërvit xhudo dhe tani kemi tre fëmijë që janë në xhudo. Akili ka pas kundërshtarë më të vështirë, mirëpo do ta ketë kohën e tij dhe në të ardhmen do të triumfojë”, ka shtuar më tej ai.
Kosova aktualisht gëzon tre medalje të arta olimpike, pasi në vitin 2016, Majlinda Kelmendi e fitoi në Rio, Distria dhe tani së fundmi Nora.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit