Aziz Salihu zotohet se nuk do të ketë më shtyrje të turneut ndërkombëtar në boks, “Faleminderit SHBA dhe Diasporë”.
Kryetari i klubit të boksit Prishtina, Aziz Salihu, shpreson se turneun do ta mbështesin institucionet shtetërore, si Qeveria e Kosovës, Ministria e Sportit dhe po ashtu i ka premtuar mbështetje edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. “Pas gjithë këtyre mundimeve do të mbajë turneun ‘Faleminderit SHBA dhe diasporë’. SHBA-të dhe diaspora na kanë ndihmuar si në kohën e luftës si tani dhe jam i lumtur që do t’i nderojë me këtë turne”, tha Salihu në konferencë me gazetarë. “Çka janë 5-7 mijë euro për ta mbështetur këtë turne, që organizohet për të falënderuar SHBA-të dhe diasporës.
Do të ketë ndeshje të forta e cilësore. Turnetë si gjithherë kanë qenë të mira që i kam organizuar kështu do të jetë edhe tani. Lus qeverinë që të më ndihmojë sepse deri me tash 80 për qind për mbajtjen e turneve kam shpenzuar nga xhepi, 20 për qind më ndihmuan të tjerët”, tregon ‘Zizi’. Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, është i zhgënjyer me përkrahjen që ka deri me tash. “Nuk e kam pritur se më vjen dita e më harrojnë.
Prishtina historikisht ka qenë klubi më i mirë në botë. Është gjynah që nuk e kemi një sallë si klub i boksit Prishtina, që nuk kushton më shumë se 40-50 mijë euro”, tha Salihu. Gazmend Gashi, drejtor sportiv i KBO Prishtina, tha se në turne marrin pjesë shtatë klube. “Jemi në fazën finale të turneut. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar shtatë shtete: Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia, Gjermania dhe pjesëmarrës janë edhe boksierët e Kosovës. Do të mbahen tetë meçe, plus 3-4 parameçe me të rinjtë dhe priten meçe cilësore. Pritet të marrin pjesë përafërsisht 40 boksierë”, thotë Gashi.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...