Google ADS

Aziz Salihu i pikëlluar që humbi mikun e tij: Ka qenë punëtor i madh, Zoti në parajsë

15:00 | 17 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Sportisti i Shekullit, Aziz Salihu, ish boksieri i mirënjohur, aktualisht kryetar i klubit të boksit Prishtina, e ka përjetuar rëndë vdekjen e Avni Shabanit, gazetarit sportiv, i cili në vitin 1991 ka qenë edhe nënkryetar i Federatës së Full-kontaktit të Kosovës.

“Vërtet jam i trishtuar me vdekjen e Avniut, të cilin e kisha nënkryetar të Federatës së Full-kontaktit të Kosovës në vitin 1991. Ai i pari mu bashkua në pavarësimin e sportit të Kosovës nga ai ish jugosllav dhe nga ai i Serbisë dhe u zgjodh nënkryetar.

Vërtet ka qenë punëtor i madh, djalë shumë i mirë, ka punuar shumë në atëkohë.


Avni Shabani

Shumë mu dhimbtë dhe nuk po mundem ende që të besoj se ai ka ikur në amshim. Kosova ka humbur një njeri të madh.

Kemi qenë së bashku në kohën e okupimit dhe bëmë punë të mëdha. I shprehi ngushëllime familjes së tij, komunitetit sportiv dhe gjithë miqve dhe shokëve të tij.

Anëtarët e familjes së tij, duhet që të mburren gjithmonë me Avniun, me veprat e tij për çështje kombëtare. Zoti në parajsë, miku im”, thotë Salihu për gazetën kombëtare “

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme