Azerbajxhani – Kosova, ja ku do të zhvillohet

17:05 | 4 Gusht 2018
Arbresh.info

Kosova në Ligën e Kombeve gjendet në grup me Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faore.

Pikërisht me Azerbajxhanin e zhvillon ndeshjen e parë si mysafire, por fakti që ky vend ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, në opinion ka ngjallur dyshime se ku do të zhvillohet ndeshja.

Dyshimet u shtuan edhe pas asaj që u shkrua në disa medie, sidomos ato të Shqipërisë, të cilat u bazuan se në Azerbajxhan nuk u lejua të shkojë ish-portieri i Kukësit, Faton Maloku (me pasaportë të Kosovës), por edhe për faktin që Kosova ndeshjen me Ukrainën e pati zhvilluar në fushë asnjanëse.

Megjithatë, të gjitha këto dyshime i ka hedhur poshtë menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, i cili për Insportin ka thënë se ndeshja do të zhvillohet në Baku.

“Nuk ka asnjë dyshim, ne do të luajmë në Baku.

Tashmë e kemi rezervuar edhe hotelin, i kemi kryer të gjitha procedurat dhe nuk ka asnjë problem. Ne kemi qenë në Azerbajxhan edhe me Përfaqësuesen U-21, nuk kemi pasur asnjë problem dhe kështu do të jetë edhe kësaj radhe”, ka thënë Shala.Ndeshja ndërmjet Azerbajxhanit dhe Kosovës zhvillohet më 7 shtator.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme