Barcelona është duke shfaqur interesim për mbrojtësin e Manchester Cityt, Aymeric Laporte.
Sipas Daily Mail, Barcelona e ka shikuar francezin për disa vite, ndërsa do provojë ta transferojë në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Dënimi i Manchester Cityt për mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për dy vite, mund të bëj që shumica e lojtarëve të largohen dhe në këtë listë ndodhet edhe Laporte.
Barcelona synon të fitojë avantazhin nga ky dënim dhe ta sjellë Laporten në “Camp Nou” aty ku shihet si zëvendësuesi adekuat i Gerard Pique.
Laporte ka luajtur edhe më herët në La Liga te klubi Athletic Bilbao, ndërsa kartoni i tij vlen 100 milionë euro./arbresh.info.
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...