Mesfushori belg, Axel Witsel sipas të gjitha gjasave do të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Juventusit gjatë janarit.
Mediat italiane kanë raportuar të premten se Juventusi tashmë ka arritur marrëveshjen me Witselin, për të cilin Borussia Dortmund pritet të paguaj rreth pesë milionë euro.
Mesfushori 32-vjeçar ka refuzuar rinovimin e kontratës me skuadrën gjermane e cila i skadon në fund të këtij edicionin, me Dortmund që kanë vendosur ta shesin në janar.
Witsel pëlqehet nga trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri që e sheh si përforcim të duhur për mesfushën, repart me të cilin tekniku italian nuk është parë i kënaqur qysh prej kohës kur rimorri postin e trajnerit të “Zonjës së Vjetër”.
Reprezentuesi belg këtë sezon ka zhvilluar 17 ndeshje për Dortmundin në të gjitha garat./Arbresh.info
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...