Avokati i Diego Maradonës, Matias Morla, dëshiron një hetim për vdekjen e legjendës argjentinase të futbollit.
Maradona vdiq dje pas një sulmi në zemër, ndërsa avokati i tij Morla, e ka quajtur një “krim” vonesën e ambulancës dhe neglizhencën e personelit mjekësor.
“Sipas asaj që ka thënë prokurori i San Isidros, është e pashpjegueshme që për 12 orë, Diego nuk ka pasur vëmendjen apo kontroll nga personi mjekësor. Ambulancës iu desh më tepër se gjysmë ore për të arritur, ishte një krim idiotesk. Unë kërkoj që të hetohet deri në fund. Siç më ka thënë Diego mua: ‘Je ushtari im, që punon pa mëshirë’”, ka thënë Morla raporton “Calciomercato”.
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...