Teuta e Durrësit është bërë skuadra e dytë finaliste e Kupës së Shqipërisë në futboll.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, durrsakët mposhtën skuadrën e Kukësit me shifrat, 2:1, duke u kualifikuar në finalen e madhe, shkruan Gazeta Olle.
Pjesë e kësaj skuadre është edhe futbollisti nga Kosova, Florent Avdylli.
Ky i fundit, në një prononcim për gazetën ka folur për vitin e kaluar te Teuta, finalen e Kupës, si dhe afatin kalimtar të verës.
Ai, gjithashtu ka komentuar edhe kampionatin e Kosovës në futboll, pjesë e secilit ishte më parë.
“Ka qenë një sezon mjaft i mirë si në aspektin personal ashtu edhe ekipor. Që nga fillimi objektivi i jonë si skuadër ka qenë të shkojmë në garat evropiane dhe të fitojmë kupën. E kemi një ndeshje vendimtare këtë fundjavë me Partizanin ku edhe do te vendoset sa i përket Evropës, kemi avantazhin e 4 pikëve, dhe jemi më të relaksuar por gjithsesi objektivi kryesor tashmë është të fitojmë kupën dhe shpresoj te ia arrijmë qëllimit”, tha fillimisht Avdyli.
Finalja e Kupës me Teutën, për Avdylin është një sukses i madh, panvarsisht se përball do ta kenë skuadrën e Tiranës.
“Jam shumë i kënaqur pasiqë jemi në finale dhe kemi mundësin të fitojmë trofeun. Do të jetë e vështirë pasi që kemi përball Tiranën ekipin me shumë gjasë kampion të ardhshëm të Shqipërisë, por sido që të jetë ne e kemi mundur edhe më herët Tiranën dhe do tentojmë ta mposhtim dhe ta fitojmë trofeun e Kupës”, shtoi ai.
Tutje, ai ka folur edhe për kontratën e tij te Teuta.
Ai zbulon se tashmë kontrata i ka skaduar, dhe po pret fundin e kampionatit që të vendos për të ardhmen e tij.
“Kontrata ime me Teutën ka mbaruar, kam oferta nga ekipe si në Shqipëri ashtu edhe nga Kosova, jam duke i shqyrtuar ofertat, por do te vendosi pasi te përfundoj sezoni sepse për momentin jam i fokusuar tek ndeshjet e mbetura sepse dua te jap më të mirën për ekipin që t’i arrijmë objektivat tona”, shtoi ai.
Për fund, Avdyli ka komentuar edhe IPKO Superligën e Kosovës.
Sipas tij, skuadra e Dritës ka një avantazh ndaj ekipeve tjera, por që mund të befasohet nga kundërshtarët direkët.
“Kur kam kohë arrijë t’i shoh disa ndeshje, ka qenë një kampionat jashtëzakonisht kompetitiv këtë sezon dhe është vështirë të parashikosh kush mund të shpallet kampion, pasi që distanca mes ekipeve është e vogël dhe duke pasur parasysh se kanë ndeshje direkte atëherë kampioni vendoset në këto ndeshje. Gjithsesi, Drita ka një avantazh por edhe Ballkani e Gjilani mund ta përmbysin këtë avantazh dhe të fitojnë kampionatin”, përfundoj mesfushori kosovar.
Avdyli në Kosovë ka luajtur për skuadrat si: Fushë Kosova, Hajvalia, Liria, Trepça, Feronikeli e së fundi Liria.
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...