Google ADS

Avdijaj: Pendimi im më i madh është që refuzova Liverpool-in dhe Real Madrid-in

19:53 | 30 Qershor 2020
Arbresh Info

Ish sulmuesi i Schalke 04, Donis Avdijaj ka thënë se ka refuzimi i Liverpool-it është gabimi më i madh i karrierës së tij.

Avdijaj kalojë shtatë vite me klubin gjerman, ndërsa tani është pjesë e Hearts, transmeton portali arbresh.info.

Avdijaj ka pranuar se kampioni i Premierë Ligës dhe Real Madrid-i e donin para disa viteve.

“Gabimi im më i madh, për të cilin pendohet, ishte që refuzova super ofertën nga Liverpool para se të nënshkruajë kontratë afatgjatë me Schalke”.

“Kjo ndodhi ngase e kisha afër zemrës. Gjithashtu kisha një ofertë nga Real Madrid-i”, theksoi ai.

Pritet të shihet se në cilën skuadër kosovari do transferohet gjatë merkatos verore./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme