Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj ka vazhduar me formë të lartë dhe gola në kampionatin holandez, Eredivisie, me skuadrën e tij Roda JC.
Skuadra e Avdijajt, Roda JC ka fituar me rezultat 3-2 në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Zwolles, e vlefshme për javën e 30-të të Eredivisie.
Edhe në këtë takim sulmuesi i Kosovës arriti të lë shenjë duke shënuar golin hapës të ndeshjes dhe epërsisë 1-0 për Rodan.
Goli i Avdijajt ishte superior pasi erdhi nga distanca në minutën e tretë të ndeshjes pas asistimit të mirë të Simon Gustafson, përcjell Telegrafi.Ky gol i shënuar nga sulmuesi i Kosovës vlen shumë për skuadrën e tij pasi pas kësaj fitore i fut seriozisht në garë për një vend që i shpëton nga rënia nga kategoria.
Me këtë gol, Avdijaj arrin në kuotën e katër golave për skuadrën e tij që nga huazimi në janar nga skuadra e madhe gjermane, Schalke.
Tani, skuadra e tij, Roda gjendet në pozitën e 16-të me 26 pikë apo vetëm tri më pak se pozita që e shpëton nga rënie prej kategorisë.
https://www.dailymotion.com/video/x6hgx43
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...