Albion Avdijaj ka qenë futbollisti kryesor i Grasshopperit në fundjavë.
Klubi i madh zviceran arriti një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Thunit për tu ngritur në pozitën e tretë në tabelën e klasifikimit.
Pikërisht dy golat për Grasshopperin u shënuan nga ylli shqiptar i cili fillimisht realizoi në minutën e 74-të dhe 11 minuta më vonë për 2-0.
Me dy golat e shënuar ndaj Thunit, Avdijaj ka arritur të futet edhe në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.
Ka qenë e përditshmja zvicerane ‘Blick’, që ka bërë formacionin më të mirë të javës së 15-të ku Avdijaj ishte pjesë e tij.
Më së shumti futbollist në formacionin më të mirë kishte Young Boys katër sosh, ndërsa tre ishin nga Lugano.
Basel dhe Grasshopper u prezantuan me nga dy futbollistë në këtë formacion të javës.
Derby d’Italia/ Juventus dhe Inter publikojnë 11-shet startu...
Tërmet në Napoli, kaq ishte magnituda
Macron uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
17-vjetori i Pavarësisë/ Presidentja Osmani nis aktivitetet ...
Vendos goli i Maddison, Tottenham mposht Unitedin
Muriqi në top formë, realizon dy gola ndaj Las Palmas