Autogol i pabesueshëm në ndeshjen Man Utd – Benfica

21:47 | 31 Tetor 2017
Arbresh Info

“Djajtë e Kuq” kanë kaluar në epërsi me një gol të jashtëzakonshëm.

Manchester United është duke udhëhequr me rezultat 1 me 0 në Old Trafford në ndeshjen si nikoqir ndaj Benficas, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra e Jose Mourinhos kaloi në epërsi në minutën e 45′ të pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së katërt në UEFA Ligë të Kampionëve me një gol mjaftë interesant.

Mesfushori Nemanja Matic goditi shtyllën nga distanca dhe më pas topi u kthye duke prekur shpinën e portierit Mile Svilar.

Topi më pas kaloi në rrjetë dhe “Djajtë e Kuq” siguruan epërsinë me autogol./arbresh.info/

Të ngjashme