Arsenali ka arritur të rikthehet në lojë në ndeshjen si nikoqir kundër Chelseat.
“Topçinjtë” kanë barazuar për 1 me 1 pas vetëm pesë minutave kur “Blutë” siguruan epërsinë në takimin kthyes të gjysmëfinales në Carabao Cup, shkruan portali arbresh.info.
Eden Hazard zuri në “gjumë” nikoqirët në Emirates duke shënuar për 0 me 1 pas asistimit nga Pedro.
Megjithatë, skuadra e Arsene Wenger barazoi shifrat pas një rivënie nga këndi nga i cili u realizua një autogol mjaftë interesant.
Topi fillimisht u prek me kokë nga Nacho Monreal dhe më pas kaloi në kokën e dy futbollistëve të Chelseas në formë zik-zake duke përfunduar në rrjetë./arbresh.info/
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...