Google ADS

Autobusi i Man City dëmtohet rëndë, skena të tmerrshme para ndeshjes

21:15 | 4 Prill 2018
Arbresh Info

Autobusi i skuadrës së Manchester Cityt ishte dëmtuar keq para ndeshjes së tyre të parë në kuadër të çerekfinales në UEFA Ligë të Kampionëve në Anfield.

Siç raporton ‘BBC’, persona të lënduar nuk ka, por autobusi është dëmtuar shumë nga tifozët e Liverpoolit të cilët kanë hedhur gjësende në të, transmeton portali arbresh.info.

Bordi i Liverpoolit ka kërkuar falje për këtë që ndodhi para ndeshjes duke lëshuar gjithashtu edhe një deklaratë.

“Klubi dënon ashpër skenat e tmerrshme që paraprinë çerekfinalen në Ligë të Kampionëve, që rezultoi me dëmtimin e autobusit të skuadrës së Manchester Cityt pas arritjes së tyre”, shkruan në deklaratën e lëshuar nga klubi në Anfield.

“Ne  kërkojmë ndjesë tek Pep Guardiola, lojtarët e tij, stafi dhe zyrtarët që janë përfshirë në këtë incident”

Liverpooli është duke udhëhequr me rezultat 2 me 0 pas vetëm 20 minutave lojë. Alex Oxlade Chamberlain dhe Mohamed Salah janë autorët e dy golave në ndeshjen kundër liderit në Premierë Ligë./arbresh.info/

Shikoni më poshtë disa pamje rreth këtij incidenti:

https://twitter.com/LFC_LION/status/981588438641233920

https://twitter.com/Sammy_Goal/status/981585988878327808

https://twitter.com/btsportfootball/status/981587521623789568

Të ngjashme