Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të jetë ende pa trajner pas largimit të sllovenit Primoz Gliha i cili ishte i përkohshëm në krye të Dardanëve.
Federata e Futbollit të Kosovës ka pasur takime të shumta me shumë trajner, por duket se ata kanë vendosur për një gjerman që të jetë në stolin e Përfaqësueses.
Sipas asaj që ka raportuar mediumi austriak ‘Salzburger Nachrichten‘, trajneri gjerman Franco Foda pritet ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.
57-vjeçari ka pasur takim me krerët e FFK-së, madje ka qenë edhe në Kosovë ku është pajtuar me të gjitha dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi.
Neuer Trainerjob für Franco #Foda? https://t.co/dlSBnCRtZE
— Sky Sport Austria (@SkySportAustria) February 6, 2024
Trajneri gjerman ka një karrierë të bujshme ku ka qëndruar për 10 vite në tre periudha të ndryshme te Sturm Graz në Austri. Ai për një vit ka udhëhequr edhe skuadrën e madhe gjermane Kaiserslautern.
Ndërkohë për pesë vite Foda ishte trajner i parë i Përfaqësueses së Austrisë duke qëndruar në 48 ndeshje në stolin e kësaj skuadre dhe duke marrë 1,81 pikë për ndeshje.
Angazhimi i fundit i Fodas ishte në Superligën e Zvicrës me Zurichun ku qëndroi vetëm dy muaj dhe udhëhoqi këtë skuadër për 18 ndeshje para se të largohej në shtator të vitit 2022.
Gjithnjë sipas mediumit austriak, Foda dhe FFK kanë tanimë një marrëveshje e cila pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...