Austria mposht Kosovën

23:57 | 5 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Kosova U20 femrat pësoi humbje nga Austria me rezultat 50:83 (12:15, 6:24, 20:16, 12:28).

Periudha e parë ishte e barabartë, por dallimi i madh dhe vendimtar në çerekun e dytë. Përkundër se Kosova ishte më e mirë në periodën e tretë, nuk arriti rikthimin e madh dhe pësoi 50:83, transmeton Arbresh.info.

Enisa Kamerolli shënoi 16 pikë, ndërsa 12 shtoi Anilë Selmani.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Kampionatit Evropian, Divizioni B për femra U20, përkatësisht vendet 9-17.

Kosova pësoi katër humbje në rrethin e dytë me grupe./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme