Austria fiton ndaj Holandës e mbyll grupin si lidere

19:55 | 25 Qershor 2024
D.H

Austria ka arritur të shënoj fitore në një ndeshje dramatike ndaj Holandës në kuadër të rrethit të tretë në fazën e grupeve të EURO 2024.

Ndeshja nisi më mirë për austriakët kur në minutën e gjashtë Malen dërgoi topin në portën e tij për t’i dhuruar Austrisë epërsinë fillestare, shkruan Arbresh.info.

Me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Ndërsa pjesa e dytë solli edhe për plotë katër gola tjerë.

Me Holandën që barazoi në minutën e 47-të përmes Cody Gakpos.

Ndërkohë austriakët rikthyen epërsinë pas 12 minutave me golin e Schmid.

Por Holanda gjeti forcën dhe barazoi përsëri në minutën e 75-të për 2-2 me golin e Depayt.

Megjithatë Austria nuk u dorëzua dhe shënoi golin e tretë për 3-2 dhe arriti fitoren për të u kualifikuar tutje në rrethin e 1/8 së finales.

Pas kësaj fitore austriakët lanë pas Francën dhe Holandën duke dal të parët në grup me gjashtë pikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme