Karolina Muchova luftoi për të tronditur numrin një në botë Ashleigh Barty në Australian Open dhe për të arritur në gjysmëfinalen e Grand Slam.
Numri 27 në botë pati marramendje në nxehtësinë e Melbourne Park por u rifokusua pas një pushimi mjekësor për të mposhtur favoriten, 1-6, 6-3, 6-2.
Barty kryesonte me një set, por nuk ishte në gjendje të ndalonte rikthimin e Muchova, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.
Muchova do të luajë me amerikanen Jennifer Brady, e cila mundi bashkatdhetaren Jessica Pegula, për një vend në finale.
“Ishte shumë e vështirë dhe unë isha disi i humbur në fushë dhe koka ime po rrotullohej kështu që bëra një pushim,” tha Muchova.
“Kjo më ndihmoi. Unë u përpoqa të kthehesha, luajta më shpejtë në mënyrë që të mos luajmë si në setin e parë dhe funksionoi mirë.”
Gjysmëfinalistja e US Open Brady mundi Pegula 4-6 6-2 6-1.
Barty, duke luajtur në Grand Slamin e saj të parë pas më shumë se një viti pasi zgjodhi të mos udhëtonte, nuk kishte humbur asnjë set në rrugën e saj deri në çerekfinale.
Ajo përfitoi nga gjendja e 24-vjeçares për të marrë setin e parë në 25 minuta, dhe theu kundërshtarin e saj në rastin e parë në setin e dytë.
Muchova që dukej me probleme thirri më pas mjekun, i cili e nxori nga fusha për t’i matë presionin e gjakut dhe për të marrë një pushim të plotë.
Kur u kthye në fushë, Muchova fitoi pesë nga gjashtë ‘game’ të fundit për të detyruar një set vendimtar.
Barty kishte mundësitë e saj në setin e tretë, duke grumbulluar dy ‘break points’ pasi humbi shërbimin e saj dhe tre të tjera ndërsa Muchova shërbeu për ndeshje.
Por numri 27 i botës u mbajt e vendosur për të arritur gjysmëfinalen e saj të parë Slam.
Barty refuzoi të fajësonte pushimin mjekësor të Muchova si arsyen e humbjes së saj, duke deklaruar: “Nuk është vendi im të komentoj nëse ajo kishte një dëmtim apo jo.
“Nëse ajo nuk do të ishte brenda rregullave, fiziot dhe mjekët do të kishin thënë kështu. Këto janë ligjet e lojës sonë, ne kemi ato pushime mjekësore për rastet që janë të nevojshme.”/arbresh.info/
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...