Qeveria e Australisë ia ka bërë me dije Novak Djokovicit se nuk do t’ia japë vizën për të hyrë në Australia, kanë thënë avokatët që po luftojnë për ta dëbuar tenistin serb.
Dokumentet e dorëzuar në gjykatë nga avokatët e Qeverisë së Australisë kanë zbuluar po ashtu se Djokovic nuk është i vaksinuar.
Rregullat kufitare të Australisë për Covid-19 ua ndalojnë të huajve të pavaksinuar me dy doza të hyjnë në këtë vend, nëse ata nuk jashtë të liruar nga marrja e vaksinës për shkaqe shëndetësore.
Ekipi ligjor i Djokovicit këmbëngul se tenisti numër një në botë ka qenë i infektuar së fundmi dhe se kjo është arsye e vlefshme për të mos u vaksinuar.
34-vjeçari udhëtoi drejt Melbourne javën e kaluar, me shpresën se do ta mbronte titullin në turneun grand slam Australian Open.
Por ai është duke u mbajtur në një qendër ndalimi të emigrantëve që prej atëherë, derisa avokatët e tij janë duke e përgatitur ankesën ndaj vendimit të qeverisë federale të Australisë për t’ia shfuqizuar vizën atij.
Gjykata australiane do ta trajtojë këtë rast të hënën në orën 10:00, sipas kohës australiane.
Të shtunën, avokatët e Djokovicit e dorëzuan një dokument me 35 faqe duke argumentuar se serbi i kishte përmbushur kërkesat për të qenë i përjashtuar nga vaksinimi për shkak të infektimit me Covid-19 së fundmi, i cili ishte konfirmuar nga një test PCR më 16 dhjetor.
Por të dielën, avokatët e Ministrisë së Brendshme të Australisë e hodhën poshtë infektimin e tij si arsyeje të vlefshme për t’iu lejuar atij hyrja në vend.
“Nuk ka asnjë sugjerim se aplikuesi (Djokovic) kishte sëmundje të rëndë akute në dhjetor 2021. E tëra që ai e ka thënë është se kishte dalë pozitiv për Covid-19. Kjo nuk është e njëjtë”, thuhet në dokumentin e avokatëve të qeverisë australiane.
“Nuk do të ketë asnjë garanci për asnjë qytetar të huaj që të hyjë në Australi”, thuhet tutje në dokument.
Djokovici nuk kishte treguar asnjëherë publikisht nëse ishte i vaksinuar apo jo, por e ka ngritur zërin kundër vaksinës./GE/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...