Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio e ka paralajmëruar Barcelonën që do të shesë Lautaro Martinezin vetëm nëse paguhen 111 milionë euro, ndërsa është ndalur të flas edhe për Mauro Icardin.
Barca ka kohë që është vënë pas Martinezit, pasi ai shihet si një zëvendësim adekuat për Luis Suarezin.
Sidoqoftë, Ausilio e bëri të qartë se Interi do të hiqte dorë nga argjentinasi vetëm nëse paguhet klauzola e tij e lirimit.
“Sa i përket Martinez, ka vetëm një mënyrë se ai mund të hiqet nga Interi dhe kjo është pagesa e klauzolës së tij të lirimit”.
“Është një klauzolë për të cilën e dinë të gjithë, nuk ka asnjë pikë që fshihet prej saj. Ashtë një klauzolë sfiduese për tu aktivizuar sepse ka edhe afate”.
“Është një klauzolë që skadon në ditët e para të korrikut, kështu që nuk do të jetë aktiv për shumë të gjatë”.
Ai shtoi se klubi nuk është duke diskutuar me asnjë klub për sulmuesin edhe pse klubet kontaktet me lojtarin i kanë marr përmes Intrerit, duke e cekur këtu edhe Barcelonën.
Pastaj drejtori sportiv i Nerazzurrëve është ndalur të flas edhe për negociatat me Paris Saint-Germain për Mauro Icardin.
“Ekziston një mundësi për të blerë që skadon në 31 maj. Ne jemi në kontakt me Leonardo sepse ai është një mik i yni”.
“Nuk më pëlqen të flas për shifra, ka një në opsion për të blerë dhe ekziston gjithashtu një gatishmëri për të negociuar. Ne jemi të gjithë miq”, ka thënë Ausilio. /Telegrafi/
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij