Superkupa e Italisë do të zhvillohet në Arabinë Saudite nga data 18 janar deri në 22 janar.
Këtë sezon superkupa e Italisë do të luhet në një format të ri, me dy ndeshje gjysmëfinale dhe një finale, shkruan Arbresh.info.
Napoli do të përballet me Fiorentinën ndërsa Inter me Lazion në dy gjysmëfinalet e këtij turneu.
Në mbledhjen e Asamblesë së Ligës së Serie A, u vendos që ndeshjet do të zhvillohen në Ryad, stadiumin ku luan Al Nassr i Cristiano Ronaldos.
Megjithatë, mbledhja nuk ka kaluar pa debat dhe kundërshtime.
Teksa presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis kërcënoi se nëse terrenet stërvitore nuk janë në kushtet e duhura, atëherë do ta bojkotojë Superkupën e Italisë.
“Nëse fushat stërvitore në Arabi nuk janë në lartësinë e duhur, atëherë nuk kam për ta dërguar skuadrën atje”, ka thënë De Laurentiis.
Gjatë ditës së sotme një pjesë e delegacionit të Napolit është nisur për në Arabi, pikërisht me misionin për të prekur nga afër gjendjen e terreneve./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...