Spanja ka arritur të mposht Gjermaninë në çerekfinale të Kampionatit Evropian me rezultat 2-1 pas vazhdimeve.
Pjesa e parë u përmbyll pa gola me Spanjën që nisi më mirë ku në minutën e 15-të me anë të Lamine Yamal i cili nga goditja e dënimit gjuajti pranë portës.
Gjermania ndërkohë rrezikoi përmes Kai Havertz gjashtë minuta më vonë por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Unai Simon.
Teksa spanjollët rrezikuan sërish me anë të Dani Olmos në minutën e 39-të por gjuajtja e tij në cepin e majtë të Neuer u prit nga portieri gjerman.
Ndërsa momenti i golit të parë ishte në minutën e 51-të kur Dani Olmo shënoi pas një asistimi fenomenal të Lamine Yamalit.
Gjermani nisi sulmet pas golit të pranuar mirëpo pa efikasitet, në minutën e 76-të NIclas Fullkrug goditi shtyllën.
‘Pancerat’ nuk u dorëzuan dhe një minutë para fundit Florian Wirtz barazoi për 1-1.
Me këtë rezultat përfundoi edhe koha e rregullt.
Ndërsa në vazhdime spanjollët u treguan më të vëmendshëm.
Kur të gjithë prisnin penalltitë në skenë u shfaq Merino i cili realizoi gol në minutën e 119-të për ti siguruar spanjollve fitoren.
Kështu Spanja kualifikohet në gjysmëfinale të Evropianit ku do të presë fituesin e ndeshjes Francë-Portugali./Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit